Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi rezulton pozitiv për koronavirus

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv.

Siç thuhet në njoftim, nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor./Fokusi.info/