Dalin pamjet nga momenti kur mësuesi turk “rrëmbehet”nga Lapraka për t’iu dorëzuar Turqisë

Dëbimi i mësuesit turk Harun Çelik, pjesëtar i lëvizjes Gulen ka sjellë reagime të shumta.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe pamjet nga momenti i dërgimit të tij në aeroportin e Rinasit.

Sipas raportimeve Çelik është marrë nga drejtoria e azilantëve në Laprakë për t’u dërguar më pas në aeroport.

Abc News mësoi se 42-vjeçari është ndaluar në aeroportin e Rinasit në korrik 2019, teksa hynte tranzit me vizë kanadeze false. Ai kishte arritur ti shëptonte përndjekjes së regjimit turk, por u arrestua në Shqipëri për “dokumente false”.

Harun Çelik vuajti dënimin prej 5 muaj e gjysmë në burgun 302 tek rruga “Mine Peza” në Tiranë. Dje (1 janar 2020) kur gjithçka ishte mbyllur dhe vëmendja ishte tek festa ai është njoftuar se i ka përfunduar dënimi. Megjithatë, 42 vjeçari nuk është lënë i lirë….

Harun Çelik, 42 vjeç, është mësues me profesion dhe i shpëtoi përndjekjes në Turqi, pasi vuajti dënimin në Shqipëri u dërgua jashtë vullnetit të tij sërish në Turqi.

Nuk dihet akoma saktësisht nëse iu dha mundësia të bëjë kërkesë për azil ose te apelojë vendimin e deportimit apo jo pasi as avokati i tij nuk është njoftuar për vendimin për deportim, që është bërë më 1 janar, një ditë pushimi.