Dalin pamjet të takimit Kurti-Vuçiq

Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka publikuar pamje të takimit, ku shihet Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borell, emisari Miroslav Lajçak si dhe Kurti e Vuçiq.

Demokracia.com mëson se Kurti gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re për targat dhe afër është edhe arritja e marrëveshjes për personat e pagjetur, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.