Parashikimi i motit në Kosovë

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, ndërsa dita e ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell të cilat nganjëherë mund të ndëprriten nga vranësira lokale.

Edhe java e ardhshme do të vazhdojë të na dhurojë mot stabil dhe mjaft të ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërsa përkeqësim të motit dhe ulje të temperaturave sipas të gjitha gjasave mund të kemi afër fundjavës./MeteoBallkan