Dalin rezultatet e ADN-së, i vrari në Zahaq është Qerim Kelmendi

0
278

Gati tri javë pas vrasjës makabre të Qerim Kelmendit në Zahaq të Pejës, tani Prokuroria ka edhe rezultatin e ADN-së.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rezultatet e ADN-së tregojnë se i vrari është pikërisht Qerim Kelmendi, trupi i të cilit ishte djegur në makinë afër shtëpisë së tij.

Prokuroria po i vazhdon ende hetimet në lidhje me zbulimin e kryesit të këtij krimi, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë person të identifikuar.

Për vrasjen enigmatike të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin reaguar krerët e shtetit duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të krimit.