Dalin sondazhet: Sa përqind të votave i merr sot Vuçiqi

Sondazhet parazgjedhore, megjithë optimizmin nga opozita e ndarë serbe, sugjerojnë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq mund të fitojë raundin e parë me rreth 60 për qind të votave dhe koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit parashikon ta marrë shumicën në parlamentin serb, raporton N1.

Hulumtimet parashikojnë se SNS dhe partnerët e koalicionit mund të marrin 63 përqind të votave përfundimtare, duke u dhënë atyre një shumicë bindëse në parlament.

Kështu, Vuçiq i cili i ka kapur shumicën e mediave dhe e kontrollon në masë të madhe opinionin publik, pritet ta fitojë mandatin e tretë në krye të shtetit serb.