Dalin të dhëna zyrtare nga Shkodra mbi situatën me koronavirusin

Ka vijuar intensivisht edhe gjate mbasdites puna e NJKVSH per monitorimin e situates epidemiologjike, vecanerisht ne Bashkine Shkoder, qe kryesisht eshte perqendruar ne gjurmimin e te dyshuarve qe kane lidhje familjare me te ndjeren e familjes te dale pozitiv nga covid -19 ne Lagjen Dracin.

Gjate dites së dielë 5 prill u moren gjithsejt 14 mostra tek kjo familje midis tyre edhe nje infermier i cili ka ushtruar sherbimin e tij gjate periudhes kur ka qene e semure e ndjera, pjesëtare e familjes ne lagjen Draçin, 80 vjeçarja që ndërroi jetë të shtunën mbrëma.

Hetimi epidemiologjik ka vijuar edhe ne familjen e Lagjes Kiras, ku jane marre edhe 4 mostra te tjere.

Ne familjen tjeter ne kagjen Dobrac u moren edhe 7 mostra, kontakte te ngushta familjare.

Sot eshte vlerësuar edhe nje rast i vecuar ne Lagjen Kiras qe nuk ka lidhje me familjen e infektuar. Gjithsej sot jane marrë 26 mostra, prej te cilave 25 lidhje te ngushta me familjet e infektuara, te cilat jane derguar ne ISHP ne Tirane ne pritje te pergjigjes.

Gjithashtu sot jane shtruar ne Tiranë, në spitalin Covid nje paciente tjeter dale pozitive. Nr total i të shtruarve ne Tiranë nga Shkodra jane 7 paciente, ndersa 2 paciente qe kane qene te shtruar kane lene spitalin pasi jane sheruar.

Nderkohe gjendja shendetesore e vetkarantinuarve eshte e mire nen kontrollin e strukturave te specializuara te Shendetesise.

Nga bashkia Shkoder ka vijuar mbeshtetja e familjeve ne nevoje me ndihma ushqimore, ne NjA Guri Zi me 50 pako ushqimore dhe higjenike.

Nga Bashkia M.Madhe, informohemi se nuk ka raste te reja covid -19.

Te gjithe shtetasit e hyre ne piken H.Hotit dhe te tjere te deklaruar te ardhur nga vendet e infektuara jane nen kontrollin e strukturave duke zbatuar rregullat e vetkarantinimit.

Strukturat e DVP jane angazhuar intensivisht ne kontaktet e reja te ardhura nga Durresi dhe pika e Kalimit te H.Hotit, si dhe ne monitorimin e dy rasteve ceremoniale varrimi per parandalimin e levizjes se njerezve.

KMC vazhdon ndjekjen, kordinimin dhe bashkepunimin e institucioneve per monitorimin e situates ne te gjithe territorin e Qarkut.

Lidhur me situatën ka folur edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi:

“Shtimi i rasteve me COVID-19 pozitiv në Shkodër, është një këmbanë alarmi për të gjithë, për qeverinë, institucionet në territor, qytetarët.

E kam thënë shpesh por nuk lodhem duke e përsëritur:

1.Duhet shtim i testeve për COVID-19 në territor

2.Duhet transparencë dhe informacion për të gjitha aspektet e pandemisë

3.Prani më e shtuar dhe e vendosur, në të gjitha orët e ditës e Policisë dhe Ushtrisë

4. Izolim dhe vetizolim i personave të dyshuar apo të sëmurë dhe monitorim nga strukturat përkatëse

5.Mbështetje ekonomike, financiare dhe sociale për individët e familjet më në nevojë, në vështirësi financiare e pa të ardhura

6.Heqje e barrës fiskale në nivel të qeverisjes vendore por edhe asaj qendrore për të gjitha kategoritë për periudhën e pandemisë

7.Të hiqet dorë nga propaganda qeveritare por të ndihmojë ashtu siç ka premtuar dhe ka detyrim në kushtet e Fatkeqësisë Natyrore

Shkodranëve u mbetet vetëm të kujdesen për vehten, familjen, fqinjët, komunitetin dhe Shkodrën”.