Klinaku: Përgjigjja më e mirë ndaj kërcënimit për luftë është uniteti kombëtar e politik

Ushtruesi i Detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku thotë se përgjigjja më e mirë e kërcënimit për luftë është uniteti kombëtar e politik.

Klinaku konsideron se Kosova duhet të pres përfundimin e procesit zgjedhor në SHBA, për të vazhduar dialogun me Serbinë, përcjell Fokusi.info.

Ai kërkon që dialogu të zhvillohet me ndërmjetësimin amerikan dhe me platformë të qartë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përgjigje më e mirë ndaj çdo kërcënimi për luftë, do të ishte uniteti kombëtar dhe politik.
Kosova duhet të pres përfundimin e procesit të zgjedhjeve në ShBA, për ta vazhduar dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, por edhe duhet të ketë një platformë të qartë në bisedime.