Dardan Molliqaj ia merr Vetëvendosjes asamblistin më të votuar (foto)

Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se asamblisti më i votuar i Vetëvendosjes në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, tashmë ka aderuar në PSD.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se me Hajrullahun ishin së bashku në përpjekjet për një Kosovë më të mirë, andaj edhe janë ribashkuar për t’i realizuar ato përpjekje.

Xhelal Hajrullahu, asamblisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne. Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje. Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues. 100% për Kosovën! 100% për njerëzit!”, ka shkruar ai.