LDK ende pa marrëveshje: A do të jetë Kujtim Shala, kompromisi i përplasjeve Vjosa Osmani vs Lutfi Haziri, për postin e Kryeministrit?!

Gazeta Blic nga burime të saja brenda LDK-së ka marrë vesh se ende nuk ka marrëveshje për kandidatin për Kryeministër.

“Ende nuk ka marrëveshje”, tha ky burim.

Nuk ka mjaftuar as takimi që Isa Mustafa ka pasur vetëm me Lutfi Hazirin, Agim Veliun e Vjosa Osmanin, për arritjen e konsensusit për kandidatin për kryeministër.

Sipas këtyre burimeve, si kandidat konsensual, në “luftën” Vjosa Osmani vs Lutfi Haziri për kryeministër, mund të vijë ai i Kujtim Shalës.

“Po përmendet emri i Kujtim Shalës si kandidat konsensual për kryeministër, në mënyrë që të ruhet uniteti brenda LDK”, thonë këto burime.

Sot pritet që LDK ta nxjerr emrin e kandidatit për kryeministêr, në mbledhjen e Kryesisë që ka filluar nga ora 14;00.