Dardan Molliqaj: Kurti po imiton Vuçiqin, po dhuron qëllimshëm para për njerëzit

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për shumë çështje, teksa në fillim është ndalur te skandali i fundit, ai i librave.

Sipas Molliqajt, kjo po bëhet qëllimisht dhe se është një taktikë që e përdorin liderët autoritarë.

“Është diçka që e kanë bë të gjithë liderët autoritarë. Vuçiqi për shembull, e ka përdorë të njëjtën taktikë, para zgjedhjeve u ka dhuruar 18-vjeçarëve nga 300 euro, ose edhe 200, mund të gaboj. Pra, ai këtë e bëri për vota, po thoshte që po e bën si ndihmesë për të rinjtë”.

Sipas Molliqajt, kështu po vepron edhe Kurti.

“Njëjtë po bën edhe Kurti. Pra, ai dëshiron që të ketë sa më shumë transaksione me njerëzit”