Klinaku: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka prishur praktikat shumë vjeçare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka akuzuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për prishje të praktikave shumë vjeçare, që nga paslufta e deri më sot, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se si Organizatë e Veteranëve nuk janë ftuar në turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, që u mbajt dje në Prishtinë.

Statusi i plotë i Klinakut: 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka prishur praktikat shumë vjeçare, që nga paslufta e deri më sot.
Dje është mbajtur turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”, e nuk është ftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siç unë e di, këtë vit nuk ka pasur as koordinim për aktivitete me Komunën e Skënderajt, përkatësisht me drejtorinë e kulturës atje.
E vetkuptueshme kjo, sepse sipas tyre historia fillon me ta.