Dardan Sejdiu tallet me Albin Kurtin

0
268

Ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka ironizuar deklaratat e kryetarit të kësaj partie Albin Kurti, se Prishtina është si një xhungël.

Ditë më parë Kurti kishte thënë se Prishtina, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, është kthyer në xhungël betoni.
Si kundërpërgjigje ndaj tij, Sejdiu ka thënë me ironi se “të mirat në Prishtinë janë bërë vetëm nga ata që kanë mbetur në Vetëvendosje”.
“Edhe Liburn Aliu edhe Xhelal Sveçla (drejtorë të urbanizmit) i kanë ndalur ndërtimet pa leje. Shpend Ahmeti nuk ka qenë fare në Prishtinë. Krejt meritat në Prishtinë i kanë ata që kanë mbetur në Vetëvendosje. Të tjerët s’kanë bërë gjë”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.