Darka informale në Athinë, fotot e liderëve të Ballkanit me Mitsotakis. Pjesë edhe Zelensky, mungon Rama

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po shtron një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Darka zhvillohet në Megaros Maximos. Mes të tjerëve të pranishëm janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Në këtë darkë ka munguar kryeministri Edi Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj refuzoi të marrë pjesë.