Mungesa e energjisë elektrike në Prishtinë, Hoti tregon kur pritet të rregullohet problemi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shkyçjes së rrymës në dy lagje të kryeqytetit.

Kreu i ekzekutivit ka shkruar në Facebook se ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i janë duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet dhe se shumë shpejt do të evitohet kjo prishje.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë.

Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti.