Dasma u shndërrua në ferr për nusen

Diçka e pazakontë ka ndodhur në një dasmë që në fund u shndërrua në një ring. Një nuse i është drejtuar Twitter-it për të treguar ngjarjen e pakëndshme që i ka ndodhur ditën e dasmës, që supozohet të jetë dita më e bukur për një çift, transmeton Class.

Në fakt, për çiftin që po flasim ka qenë dita që ka shënuar njëkohësisht martesën dhe ndarjen e tyre. Gjithçka po shkonte mirë e bukur, derisa motra e dhëndrit u shfaq e dehur dhe filloi të bënte skena.

“Kunata ime e shndërroi dasmën tonë në ferr. Fillimisht ajo u shfaq e dehur, pastaj volli mbi tavolinën e dhuratave. Ndërkohë që po pastrohej tavolina, ajo përfitoi për të vjedhur zarfet me para që ishin dhuratë për ne që sapo ishim martuar. Në fund, i propozoi të dashurit të saj në dasmën time”, -është shprehur nusja.

E nxehur, ajo e qëlloi me grusht kunatën, por çfarë ndodhi pas kësaj nuk pritej. Për shkak të këtij veprimi të nuses, dhëndri e braktisi. Tani nusja kërkon këshillë në rrjetet sociale se si ta bëjë burrin të rikthehet tek ajo.