Daut Haradinaj ia kthen Rexhep Selimit: Po thua ruaj deputetët? A po të dukën bagëti ata!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili sonte tha se “Dauti bën mirë t’i ruaj ata deputetë që i ka e mos të kërkojë të tjerë”.

Haradinaj pa ia përmendur emrin Selimit, ka shkruar se Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejt do të rritet.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thu ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet.