“UÇK – vlerë kombëtare” | Promovohet libri në Prishtinë, dënohet vendimi në Hagë

Ndërkohë që një ish-ushtar i UÇK-së u dënua me 26 vjet burg në Hageë, në Prishtinë, nën përkujdesjen e arkivave të shtetit të Shqiperisë e Kosovës, u përurua libri historik, Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë e shtuar.

Kjo ngjarje qe koinçidoi me ditën kur u dënua Sali Mustafa nga Gjykata Speciale, bëri që organizatoret e të pranishmit të reagojnë për këtë padrejtësi, siç thanë ata.

Edhe homologu i tij nga Shqipëria, foli per dënimin e Mustafës, duke e konsideruar atë absurd.

Vlerësuesi i ketij botimi, Muhamet Mavraj, foli për punen e autorëve, por pa harruar atë që po ndodh në Hagë.

Përveç botimit të këtij libri, dy institucionet arkivore organizuan edhe dy ekspozita me fakte e dokumente historike e po ashtu edhe panairin e librit të vjetër.

Interesimi për librin nuk mungoi, sidomos për botimet e vjetra të autorëve shqiptarë.

Aktivite të tilla që janë organizuar si bashkepunim i Shqipërisë e Kosovës, do të ketë edhe në ditët në vazhdim.