Daut Haradinaj: Ma lehtë ndërrohet Lajçak se Kushtetuta e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i është përgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili gjatë vizitës në Serbi tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është ‘Bibël’ dhe se ajo mund të ndryshohet.

“Nëse ne  kemi pasur vërejtje për qeverinë “Kurtit” kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajcak, njëri nga Spanja dhe tjetri nga një shtet fqinjë që nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht kërkesat tona drejtuar SHBA-së ndërlidhen direkt për të deleguarin për dialog”, tha ai

Haradinaj  në “A Show” ka thënë se  me evropianët jemi miq, por ne i besojmë ShBA-së.

“Ma lehte ndërrohet Lajcak se Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi ai.