Shala i Nismas reagon pas deklaratave të Lushtakut: Nuk shuhemi, kurrë

Sami Lushtaki i PDK ka shprehur dëshirën e tij publikisht se do të donte që Nisma e Limajt të shkrihet në PDK. Ai tha se është njeriu i vetëm që ka dëshirë që Fatmir Limaj të jetë pjesë e PDK’së

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Endrit Shala i Nismas, i cili i tha Periskopit se NISMA është parti politike dhe nuk shuhet asnjëherë.

“Nisma është subjekt politik është parti politike dhe nuk do të shuhet asnjëherë. Në Nisma ende nuk është marrur vendimi final se a do të shkojë në koalicion me ndonjë parti tjetër a po jo. Vullneti i energjisë së Nismës është që të shkojë vet, por në qoftë se ka një ofertë për koalicion ndërmjet dy partive politike PDK-NISMA do ta shqyrtojmë dhe besojë që duke pasur për bazë situatën në të cilën ndodhet vendi edhe Nisma do ta përkrah një koalicion të tillë po ende nuk ka vendosur”.

Shala po ashtu ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me PDK por që sipas tij ende nuk ka diçka konkrete.

Ai tha se janë duke e pritur mendimin e subjektit politik PDK.

“Kemi kontakte me PDK, pas atyre kontakteve që kemi pasur ne e kemi ofru vullnetin për një koalicion PDK-Nisma, ata dhet të vendosin dhe të japin mendimin e tyre si subjekt politik dhe pastaj të bisedojmë të dy si parti politike“, tha Shala.