“Herët për deklarata dramatike, por kam pritur kuptueshmëri më të madhe” – Lajçak pas takimit me Kurtin

Është herët për të bërë ndonjë deklarim dramatik, por kam pritur që mundësia që vjen me propozimin franko-gjerman do të kuptohej më mirë nga palët, ka thënë Miroslav Lajçak në një prononcim të shkurtër pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin kurti.

“Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të negociatave dhe kemi një takim në Beograd dhe s’mund të them shumë, por në këtë pikë kemi pritur kuptueshmëri më të madhe të kësaj mundësie që vjen me ofertë tonën”, tha Lajça/Fokusi.in/