Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë

Dy ish gjeneralët e UÇK-së, Agim Çeku e Daut Haradinaj po marrin pjesë në Knin të Kroacisë në 27 vjetorin e operacionit ” Oluja”.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj, derisa në fotografitë që ka shpërndarë në Facebook shihet veshur me bluzën që emrin e po këtij operacioni.

Haradinaj gjithashtu tha se në Kroaci ka takuar edhe luftëtarë tjerë që kanë marrë pjesë në luftërat e Kosovës dhe Kroacisë.

“Sot në Pirovac të Kroacisë takova dy miq të vjetër që vazhdojnë të jenë vlerë e shoqërisë sonë. Mark Shala, një oficer i luftës në Kroaci dhe në Kosovë, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë tonë si dhe djalin e Gjon Berishës së ndjerë, Markun i cili po vazhdon rrugën e babait të tij”.