Naser Ramadani infektohet me COVID-19

Infektohet me COVID-19 drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ramadani.

“Të nderuar qytetarë! Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2! Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Andaj ju lutem: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!Respektoni distancën!”, ka shkruar Ramadani.