Makina merr përpara motoçikletën, vdes në vend drejtuesi i saj, plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, ku për pasojë ka humbur jetën 35-vjeçari me iniciale E. D., banues në fshatin Shirgjan. Ai ka qenë duke drejtuar një motoçikletë në momentin kur është përplasur nga një mjet tip ‘Audi’, A.Sh., 25 vjeç.

I plagosur ka mbetur F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.