Daut Haradinaj viziton Tiranën: Bashkëpunimi ynë do të jetë i përditshëm në interes të Kryeqyteteve tona

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Tiranën ku është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.

“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:  

Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara.

Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare.

E para Prishtina