Debat i ashpër i deputetit të VV’së me Valon Sylën: I thotë që po e luan viktimën

Debat i ashpër ka ndodhur në mes deputetit të Vetëvendosjes (VV), Dimal Basha dhe gazetarit Valon Syla, për diasporën.

Në debatin që po zhvillohet në Rtv Dukagjini për diasporën, Dimal Basha ka thënë se fjalët e Sylës ndaj diasporës janë të ulëta dhe ofenduese, transmeton gazeta metro.

“Liria e shprehjes tregon cili është budallai në mesin tonë”, ka thënë Basha duke e arsyetuar me një formë dhunën që është ushtruar dje ndaj gazetarit Syla.

Basha i ka thënë Sylës se përderisa i ofendon diasporën, mos e luajë viktimën.

Ndërkaq Valon Syla i ka thënë se debatet që i hapë ai nuk guxon Basha, pasi humbë vota, derisa ka folur për diasporën.

“20 euro diaspora i ka heqë policë të sigurimit e këndej thuni që po e mbajna Kosovën”, ka thënë Syla.