Degjeneron fjalori në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka shfrytëzuar fjalën e saj sot në seancën e votimit të projektligjit për gjykatat në Kuvendin e Kosovës, që të kritikojë kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për sharjen që ky i fundit i kishte bërë deputetit Sveçla, në ditën e votimit të demarkacionit.
Millaku i ka thënë Veselit se nuk e ka dëgjuar atë ditë duke sharë se do vepronte ndryshe.
“Nuk i ke marr votat me na i sha robtë këtu. Shyqyr që nuk të kam dëgju atë ditë se qat gaz në gojë ta kisha shti”, i ka thënë Millaku atij.
Ndërsa, Veseli ia kthen duke e ofenduar rëndë  “A e përdor me gojë shumë a”?
Po ashtu, Drita Millaku, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se me urdhër dhe dijen e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha, me pseudonimin Drini.
Millaku tha se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.
“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, tha Millaku.
Ndaj kësaj fjale ka reaguar deputeti që vjen nga kjo zonë, Nezir Çoçaj, i cili deputetes Millaku ia përmendi se është reja e njeriut që ka punuar në UDB.
Ndërkaq më pas, vet kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i është përgjigjur deputetes së VV-së.
“Mos e keqpërdorni për këso gjërash parlamentin, por për gjëra që janë të mirëqena për qytetarët. Kush ka për të thënë diçka le të shkojë atje ku duhet, e jo këtu”, ka thënë Veseli.
“Mos e lsho fjalën… po e din t’i si kush”, i ka thënë Veseli deputetes Millaku.