Dëgjohet një tjetër shpërthim në veri

Para pak minutash ka ndodhur një tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës.

Shpërthimi është dëgjuar derisa një gazetare po bëhej gati për lidhje direkte, ku pas saj shihen edhe zyrtarët polciorë.

“Dëgjuam dhe ishim dëshmitarë të një shpërthimi që ndodhi në pjesën ku ndodhet Kodra e Minatorëve. Ishte një shpërthim i fortë, në këtë pjesë ka gjithashtu edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy deri në tre patrulla. Ne gjithashtu ishim edhe te pjesa e barrikadave në Rudar, situatë e qetë ishte edhe në atë pjesë. Aty po patrullonin pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq Policia e Kosovës nuk u pa duke patrulluar në atë pjesë të vendit”, deklaroi kështu gazetarja e Tëvë1.