Deklarohet edhe Mustafa pas takimit me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës, Isa Mustafa është deklaruar rreth takimit që kishte sot me kryetarin e VV-së Albin Kurti.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa tha se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëqeverisjes LDK-VV.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë

U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM/Fokusi.info/