Deklarohet Fadil Fazliu pas përfundimit të bastisjes nga EULEX

Ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

“Telefoni, disa fotografi familjare, shoqërore… Laptopin e punës që punoj në KEDS. Nuk kam dyshime. Banesa si bazë e UÇK ka funksionu deri kur është kry lufta. Edhe sot kjo banesë është e shoqërive dhe shokëve tone, vazhdimisht këtu vijnë sidomos gjatë përvjetorit. Nuk ka kryeministër që ska qenë këtu. Nuk thënë asgjë. Sjellja e tyre ka qenë korrekte. Gjitha dokumentet që i kanë marrë i kanë palu prap në atë vend. Ka qenë kontrolle rutinore. Asnjë temë nuk është fol. Vetëm kanë kontrollu sigurisht me gjet atë që ata mendojnë por nuk gjetën asgjë. Nuk e di motivin e kësaj bastisje”, theksoi ai./Indeksonline/