Del jashtë kontrollit mbledhja e LDK-së në Vushtrri, përçarje e akuza ndaj Xhafer Tahirit

Ristrukturimi i degës së LDK-së duket se nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme

Kjo pasi, pikërisht sot në degën respektive ka pasur tensione, respektivisht eskalim të situatës.

Këtë e konfirmoi edhe sekretari i degës, Avdi Avdiu. Ky i fundit, përmes një postimi në “Facebook” tha se Tahiri po synon që me anëtarët jolegjitimë të degës po synon t’i organizojë zgjedhjet e brendshme.

“Shumica e anëtarëve të kryesisë të cilët janë legjitimë, deklarojnë se u përbuzë vullneti i shumicës nga individi i cili humbi pushtetin në zgjedhjet e fundit, që me të njëjtën arrogancë e injorancë po e shkatëron degën e LDK-së në Vushtrri, ku me disa individë të cilët janë emëruar anëtarë të kryesisë në mënyrë jolegjitime po pretendon t’i organizon zgjedhjet në mënyrë klandestine”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë nga kjo mbledhje sjellur te ju përmes një videoje:

VIDEO