Del jashtë kontrollit sateliti Kinez, rrezikon të bjerë në Shqipëri

Pritet që brenda disa orëve, sateliti shkencor kinez “Tiangong-1” të rikthehet në mënyrë të pakontrolluar në atmosferën e tokës.
Sipas vlerësimeve të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, një pjesë e madhe e Evropës Jugore (përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë) janë brenda zonës së vlerësuar të rrëzimit të tij. Në fakt, këto vende qëndrojnë brenda zonës me probabilitetin më të lartë në Hemisferën Veriore.
Sipas Agjensisë Euscoop.com, ndërsa rezultati më i mundshëm është që pjesa më e madhe e trupit të bjerë në det, ka një shans të vogël për copëza të ndryshme të mbeturinave që të godasin zonat e populluara.
Agjensia kineze e hapësirës ka humbur plotësisht kontaktin me satelitin dhe nuk ka kontroll mbi rikthimin e tij në atmosferë, për të përcaktuar se ku do të bjerë. Ata kishin planifikuar që në fund të jetës së satelitit të kishin një rrëzim të kontrolluar, por ky është një moment tjetër kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Sateliti ka dalë jashtë funksionit që në mars të 2016-s.
Sateliti më i madh deri më tani që ka rënë në tokë në mënyrë të pakontrolluar ka qenë “Saturn V S-II Skylab” i cili u kthye në tokë në vitin 1975 dhe kishte një peshë prej 39 ton.