Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje lokale bore. Reshje kryesisht të dobëta bore dhe me erëra veriore herë pas here do të ketë nëpër ultësira (jo në tërë territorin), ndërsa reshje pak më intensive bore do të ketë në viset kodrinore-malore dhe jug të Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të zbresin nga -2C deri në -8C, e ato maksimale nga +2 deri në -1C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.