Matjet e Opinionit Publik në Prizren: Mytaher Haskuka prin me 40.33 %, Shaqir Totaj i dyti me 36.8 %

Në Rubikon të Klan Kosovës, profesori Tomor Qela, ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv.

Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Prizren del që gara do të jetë fort e ngushtë mes Mytaher Haskukës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totajt të PDK-së çka edhe tregon se kjo komunë me shumë gjasë shkon në balotazh.

Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Mytaher Haskuka (VV) 40.33 %, Shaqir Totaj (PDK) 36.8 %, Anton Quni (LDK) 17.15 %, Lulzim Kabashi (AAK) 2.18 %, Zafir Berisha (NISMA) 2.6 % dhe kandidatët e tjerë 0.94 %.

Kurse rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Mytaher Haskuka (LVV) 38.8 %, Shaqir Totaj (PDK) 35.4 %, Anton Quni (LDK) 16.5 %, Nuk e di 3.8 %, Zafir Berisha (NISMA) 2.5 % dhe kandidatët e tjerë 0.9 %.

Për këtë sondazh janë anketuar 1050 persona që është 2 % e numrit të votuesve.