Del nga spitali i shëruari i parë me koronavirus në Shqipëri

Tashmë në Shqipëri janë shëruar dy të prekur nga koronavirusi.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një fotografi ku ka treguar se ka dalur sot nga spitali i shëruari i parë nga Kovid19.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dal fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastik të infektivit”, ka shkruar ai.

Referuar shifrave edhe ditën e djeshme u shënuan 6 raste të prekurish. Edhe 6 rastet e fundit të infektuar me COVID-19 vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konfirmuar më herët pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë shpjegon ndër të tjera se 59% e të infektuarve janë burra ndërsa 41% janë gra. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket gjendjes shëndetësore të 37 pacientëve të shtruar tek infektivi, 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Tashmë që prej orës 13:00 ka hyrë në fuqi urdhri i ri për të ndaluar çdo lëvizje të qytetarëve dhe automjeteve deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.Ndërkohë policia ka nxituar që të ndalojë të gjithë ata makina dhe shoferë të cilët nuk e kanë zbatuar këtë urdhër dhe kanë dalë në lëvizje pas orës 13:00.