Del pozitiv edhe menaxheri i fushatës së Trumpit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shtrirë në spital ushtarak për trajtim pasi doli pozitivë me COVID-19, bashkë me gruan e tij, Ivanka Trump.

Numri i rasteve pozitive të personave që kanë pasë kontakt me presidentin amerikan është rritur dhe ato janë shfaqur në stafin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Personat që janë infektuar pas çiftit Trump, janë ndihmësja Hope Hicks, ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien dhe senatorët republikanë, Thom Tillis dhe Mike Lee.

Ishte e para ndihmësja e afërt e Trump, Hope Hicks që pati shenja të COVID-19 të mërkurën e kësaj jave pasi bëri testin i doli pozitivë, shkruan CNN

Ndërsa Trump bëri testin të enjten dhe doli pozitiv në mbrëmje. Ndërsa pjesëtarët tjetër Tillis, Lee, Stepien dhe Conway të gjithë bën testet e tyre të premten.

Nga e premtja pasdite, Trump u shtrua në spitalin ushtarak në Walter Reed.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir, njoftoi mjeku i tij disa orë pasi ai u pranua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pasi u diagnostikua me COVID-19.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha se transferimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë u bë pas konsultimit me specialistë nga Walter Reed dhe Universitetin Johns Hopkins “për monitorim të mëtejshëm”.