Mbrojtja kundërshton në Apel vendimin me anë të së cilit u refuzua lirimi nga paraburgimi i Nasim Haradinajt

Mbrojtja e Nasim Haradinaj e ka kundërshtuar në Gjykatë të Apelit, vendimin me anë të së cilit, trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II la të mbrojturin në tyre në paraburgimi.

Nga paneli i Apelit, mbrojtja ka kërkuar që të konstatojë se kishte një gabim në vendimin e kundërshtuar, në atë që trupi gjykues nuk arriti të identifikojë, saktësisht ose fare, arsyet konkrete që mbështesin rrezikun e Haradinaj për të penguar procedurat nëse lirohet përkohësisht.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar që paneli të të konstatojë se kishte një gabim në vendimin e kundërshtuar, në atë që trupi gjykues nuk arriti të identifikojë, saktësisht ose fare, arsyet konkrete që mbështesin rrezikun e Haradinaj për të kryer vepër penale nëse lirohet përkohësisht.

Tutje, ka kërkuar që paneli të konstatojë se kishte një gabim në vendimin e kundërshtuar, në atë që trupi gjykues dështoi të shqyrtonte siç duhet përfitimin e kushteve të përshtatshme.

Ndërkaq, në fund ka kërkuar që në pajtim me nenin 46(4) të ligjit, paneli t’ia kthejë lëndën trupit gjykues për të shqyrtuar gjetjet e tij dhe për të bërë një rivlerësim nëse Haradinaj është në fakt i papërshtatshëm për lirim të përkohshëm.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./BetimipërDrejtësi