Del sondazhi i ri, këto janë rezultatet

Në Debat Plus është publikuar një sondazh i ri.

Sipas tij, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, LVV do të dilte e para me 42.6 %.

LDK do të renditej e dyta me 19.8 %. PDK e treta me rrafsh 19 %.

Kurse AAK, sipas sondazhit, do merrte 7.3 %.

Emisioni Debat Plus nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nëse këtë të diele do të mbaheshin këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parlamentare, a do të votonit?

Sondazhi ka sjellë këto të dhëna:

50.7% kanë thënë që do të votonin, 31.9 % kanë thënë se ndoshta do të votonin, 3.8 % mmë gjasë nuk do të votoja, 7.4 % definitivisht kanë thënë se nuk do të votoja, 4.6 % kanë thënë se nuk e din dhe 1.6 % nuk kanë refuzuar të përgjigjen.