Del videoja e sulmit ndaj turistëve spanjollë, Kokëdhima 3 km mbi makinë në ecje me ta

Kanë dalë pamjet e dhunës së Mihal Kokëdhimës ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo.

Pamjet e publikuara nga Report TV tregojnë momentin kur Kokëdhima ka hipur në makinë dhe godet xhamin duke e thyer atë, ndërsa nga brenda ata i thonë që të zbresë.

Kokëdhima është arrestuar nga policia pas këtyre akteve të dhunshme përmes të cilave ka rrezikuar jetën e 6 personave si edhe të vetës së tij.