Delegacioni nga Franca dhe Gjermania takohet me Haradinaj dhe Limaj

Delegacioni i përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë, aktualisht kanë filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Aty janë parë edhe ambasadori i Francës dhe Gjermanisë.

Ndërsa, pas këtij takimi, delegacioni do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.