Deliu i reagon Qeverisë: Mosftesa nga Biden do ta dëmtojë imazhin e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas mos-ftesës për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në Amerikë. Deliu-Kodra në një postim në “Facebook”, ka thënë se kjo do ta dëmtojë imazhin e Kosovës dhe argumentin lobues në procesin e njohjeve të reja.

Sipas saj, ky zhvillim është lëndim i garancës amerikane se Kosova po zhvillohet në një shtet demokrarik.

“Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë.

Kujtojmë se në dy Qeveritë Kurti, nga dy administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën. Në Qeverinë “Kurti1” me bllokimin e fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan.