Deliu për Kurtin: Për 15 vite ka folur për drejtësi e barazi, sot mbron të dyshuarit për korrupsion

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti ku tha se qëndrimi për gati 3 vite brenda xhipit me xhama të zi, e ka shkëputur Kurtin dhe Qeverinë e tij nga realiteti në Kosovë.

Sipas Deliut, Kurti dhe Qeveria e tij po e fundos shpresën me mbrojtjen e të akuzuarve dhe të dyshuarve për korrupsion.

“Mbrojtja e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit dhe sulmet mbi sistemin e drejtësisë, janë dëshmi e qartë për qytetarët se vetëm duke qenë pjesë e oborrit të Kurtit mund të mbroheni edhe nëse mbi ju rëndojnë dyshime e akuza të forta për korrupsion.”, shkroi Deliu në Facebook.