Von Cramon i reagon Serbisë: Presim nga udhëheqësit të dënojnë luftën brutale të Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se pret nga Serbia që të rreshtohet përkrah BE-së, lidhur me sanksionet ndaj Rusisë.

Von Cramon madje ka thënë se kjo është gjëja më e paktë që kerkohet.

“Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat i B-së pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë” ka shkruar von Cramon në Twitter.

Në fillim të invazionit rus, Serbia qëndroi e qetë dhe e paanshme, me Aleksandër Vuçiq që deklaroi me vonë se nuk mund të sanksionojë Rusinë pasi “ka ndihmuar Serbinë në kohë të vështira”.

Në rrugët e qyteteve serbe, jo pak herë është protestuar në përkrahje të Rusisë, teksa Serbia është duke e lënë të lirë vijen ajrore për avionët rusë.