Demaliaj për deklaratën e Kurtit rreth taksës: Është provokim vetëm për të parë se sa po dhezë tek opinioni

Shkumbin Demaliaj nga AAK’ja ka komentuar deklaratën e fundit të Kurtit karshi taksës.

Albin Kurti tha sot se taksa do të hiqet, e kjo sipas Demalijajt është një provokim nga ana Kurtit, që siç thekson ai po e bënë këtë vetëm për të parë sa e konsumojnë qytetarët këtë gjë.

“Kjo nuk na bënë ndryshe veç se keq, ky është një provokim, për shkak të tërheqjes së tij të një paralele për të parë se sa po dhezë tek opinioni kjo gjë. Është një tradhti kjo që po ja bënë Kosovës. Është duke dëmtuar Kosovën dhe prodhuesi e saj, me këtë element që ende nuk ka ndodhur”, tha Demalijaj në Debat Plus.