Dëmet nga tërmeti – Rama, Zaev, Vuçiq dhe Gjukanoviq arrijnë në Durrës

Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë arritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq.

Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore, shkruan Top Channel.

Zaev, Gjukanoviq dhe Vuçiq ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.