Demokracia vdes në errësirë!

“Demokracia vdes në errësirë”, bazuar në moton e “The Washington Post”, është slogani zyrtar i fushatës së gazetarëve dhe mediave në Kosovë për mbrojtjen e punës së tyre dhe lirisë së medias në vend.

Krahas këtij sloganit, shënohet edhe #betejaemedias.

Ka nisur fushata e paralajmëruar e gazetarëve dhe mediave në Kosovë në mbrojtje të punës së tyre dhe lirisë së medias në vend, që tashmë ka nisur të cenohet rendë përmes vendimeve arbitrare të pushtetit.

Marrë shkas nga rasti i Klan Kosova, javën që shkoi, gazetarët në Kosovë “protestojnë” përmes sloganit “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.

Nga sot, fushata ka logon e saj, sloganin dhe cakun e qartë: Ta mbrojë median nga pushteti.

Mediumi Dukagjini i është bashkuar kësaj fushate që nis qysh sonte nga ora 20:00, për të mbrojtur lirinë e medies dhe punën e gazetarëve nga cenimi që po ua bën çdo ditë e më shumë pushteti në Kosovë. Sepse me të vërtetë DEMOKRACIA VDES NË ERRËSIRË.

#betejaemedias