“Veç për qef”, përgjigja e Thaçit pse qëndroi për vizitë në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur sot nga mediat për arsyen e vizitës së tij në Shqipëri.

Ka dy ditë që është duke u raportuar në media se vizita e së martës e presidentit në Tiranë është bërë për ta sjellë në Kosovë, kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin.

Për këtë çështje, sot presidenti është pyetur nga gazetarët në konferencë për media.

Ai ka deklaruar shkurtimisht se në Tiranë ka shkuar vetëm për qejf.

“Vec për qef”, tha Thaçi, pa dhënë detaje nëse është takuar me Pacollin.