Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë paradite dhe me intervale kohore me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të sjellin reshje lokale shiu. Vende-vende priten edhe zhvillime konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse nesër.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Në disa rajone priten riga lokale shiu.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi po ashtu sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe i ngrohtë sidomos në Maqedoni. Pasdite priten zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, më intensive në Mal të Zi.

Edhe të shtunën paradite pritet të jetë ngrohtë dhe me intervale kohore me diell. Pasdite me zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë reshje shiu dhe lokalisht edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në mbrëmje ulje të temperaturave dhe erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu. Me uljen e temperaturave do të fillojnë reshjet e borës fillimisht në viset kodrinore-malore pastaj edhe në shumë vise më të ulëta në Republikën e Kosovës. Gjatë natës priten reshje intensive herë pas here.

Reshjet më të pakta nga ky ciklon priten në jug të Shqipërisë.

Të dielën në tërë rajonin ftohtë dhe me reshje të herëpashershme shiu e bore. Pasdite ulje e intensitetit të reshjeve sidomos në Shqipëri.

Të hënën dhe të martën përmirësim afatshkurtër i motit dhe ngritje e temperaturave, ndërsa të mërkurën përkeqësim i sërishëm i motit me reshje atmosferike./Meteoballkan