Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenar të jemi bashkë me Ushtrinë e Kosovës në Kuvajt

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt.

Një gjë e tillë është thënë nga ky departament, përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’, shkruan Fokusi.info.

“Departamenti i Mbrojtjes (DOD) është krenar të bashkohet me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do të fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.