Deponohen 251 monedha nga 2€ në një bankë në Kosovë në vlerë të 502 eurove, që dyshohet se janë të falsifikuara

Gjatë ditës së djeshme, zyrtari i një banke në Kosovë, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë të 502 eurove, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu është bërë e ditur se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar.

Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti është nën hetime.